Please enter at least 3 characters.

Agjencia Evropiane Hapësinore ndërprenë bashkëpunimin me Rusinë për një mision në Mars

2022/07/1-110.jpg
273:"The European Space Agency's ExoMars rover is being prepared to leave Airbus in Stevenage. The ExoMars 2020 rover Rosalind Franklin is EuropeÕs first planetary rover it will search for signs of past or present life on Mars. (Photo by Aaron Chown/PA Images via Getty Images)
26:"PA Images via Getty Images

Agjencia Evropiane Hapësinore ka ndërprerë bashkëpunimin me Rusinë në misionin e parë të Evropës, sa i përket sistemit planetar, të dizajnuar për të kryer hulumtime në kërkim të jetës në Mars, ka bërë të ditur drejtori i kësaj agjencie sot.

ExoMars Rover, një bashkëpunim mes ESA-s dhe Agjencisë Hapësinore ruse Roscosmos, ishte planifikuar të ndodhë në shtator të këtij viti. Por ESA njoftoi sot se invazioni rus në Ukrainë, e ka ndërprerë atë dhe se nuk synojnë të vazhdojnë bashkëpunimin për këtë mision me rusët.

Në Mars kjo agjenci pati pezulluar bashkëpunimin me Roscosmosin, si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, por tani është njoftuar se kanë ndërprerë plotësisht bashkëpunimin.

“Sot Këshilli i ESA-s adresuar misionit ExoMars Rover, se në këtë rrethana nuk mund të bashkëpunojnë me Roscosmos dhe këtu bëhet publik ndërprerja e bashkëpunimit me agjencinë ruse si pasojë e sanksioneve perëndimore të vëna pas pushtimit rus në Ukrainë”, tha drejtori i përgjithshëm i ESA-s, Josef Aschbarcher.

Si pasojë e kësaj, bordi i agjencisë është këshilluar që edhe zyrtarisht të dërgojë njoftimin për ndërprerjen e plotë të bashkëpunimit me rusët.

Ky mision fillimisht ishte paraparë të fillojë në korrik të vitit 2020, por ishte shtyrë si pasojë e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/