Please enter at least 3 characters.

Aeroplani rus që transporton armë bërthamore, filmohet duke fluturuar në Siri (Video)

2016/06/Aeroplani.jpg

Një nga aeroplanët rusë që transportojnë armë bërthamore, është filmuar duke fluturuar mbi qytetin Idlib në Siri, që është vetëm  një milje larg nga kufiri turk.

Aeroplani bombardues rus i tipit Tupolev Tu-95, është parë në qiell mbi territorin e kontrolluar nga rebelët, territor ky që në mënyrë të përsëritur është goditur nga sulmet ajrore, transmeton Telegrafi.

Aeroplani ndryshe i njohur si “Bear” që është paksa i vjetruar por tejet i frikshëm, ka krah gjigant, që kur hapen arrijnë deri në 50 metra dhe përbëhet nga një ekuipazh prej shtatë personave.

Ndërkaq presidenti rus, Vladimir Putin pati njoftuar në vitin 2007, se aeroplani Tu-95 do të rifillojë patrullimet pas 15 viteve pauzë. /Telegrafi/