Please enter at least 3 characters.

Aeroplani me pasagjerë përplaset në det, zhytësit australianë arrijnë të futen brenda dhe t'i shpëtojnë (Video)

2018/10/1-361-e1540557820993.jpg

Një grup zhytësish australianë kanë ndihmuar pasagjerët t'i shpëtojnë vdekjes, pasi aeroplani i tyre u përplas në ujë në Micronesia.

Aeroplani i aviokompanisë Air Niugini, ka përfunduar në ujë pak para se të arrinte na aeroportin ndërkombëtar Chuuk në Ëeno, transmeton Telegrafi.

Por, Adam Milburn ish-pjesëtarë i marinës australiane angazhoi një ekip zhytësish që jetojnë në Micronesia, dhe me një barkë të vogël u nisën drejt aeroplanit që po fundosej për t'i shpëtuar pasagjerët që kishin ngecur brenda.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqen zhytësit duke u futur në aeroplanin e tipit Boeing 737, dhe arrijnë të nxjerrin pasagjerët që i kishte kapluar paniku. /Telegrafi/

<span></span>