Please enter at least 3 characters.

Aeroplani bëri ulje emergjente, shkaku i tymit që u përhap nga pjesa për bagazh (Video)

2017/10/Aeroplani-foto.jpg
7:"© Nine

Tymi që ka dalë nga pjesa ku mbahet bagazhi, ka bërë që aeroplani i cili po udhëtonte nga Abu Dhabi për të Sydney të Australisë, të bëjë ulje emergjente në Adelaide.

Më se 300 udhëtarë dhe pjesëtarët e stafit janë larguar nga fluturakja e kompanisë Etihad, derisa njësitet përkatëse i kryenin kontrollin, transmeton Telegrafi.

Pos tymit që ishte në masë të vogël, ka pasur e shkëputje të dritave në kabinën e pilotit, gjë që rriti shqetësimet.

Askush ka pësuar gjatë këtij aksidenti, ndërsa udhëtarët që qëndruan tërë natën në aeroport, janë kthyer të nesërmen me një aeroplan tjetër. /Telegrafi/