Administrata e Obamas në ngërç
Njëra nga arsyet kryesore për ngërçin politik është Ligji i kujdesit shëndetësor i presidentit.
Të dielën, Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga Republikanët, ka miratuar një version të ndryshuar të ligjit të Senatit për shpenzime, që anulon fondet për programin e kujdesit shëndetësor, transmeton Rel.
Nëse palët dështojnë të arrijnë marrëveshje për ligjin e ri të shpenzimeve deri në mesnatën e sotme, Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të detyrohet të mbyllë të gjitha shërbimet joesenciale federale.
“Ne jemi themeli i ekonomisë botërore dhe sistemit financiar botëror. Monedha jonë është valutë rezervë e botës. Ne nuk lejojmë që dallimet e brendshme politike të rrezikojnë jo vetëm ekonominë tonë, por edhe ekonominë botërore”, ka thënë Obama. /Telegrafi/


