Please enter at least 3 characters.

Adelina Berisha duket atraktive dhe provokuese në fotografitë e fundit

2021/11/258547805_2235689306571670_7399506149538423698_n-e1637515292768.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft atraktive.

Ajo ka pozuar në veturën e saj, e veshur me një palë pantallona saten me material tigri dhe një bluzë të zezë në pjesën e sipërme.

Berisha është dukur mjaft tërheqëse dhe provokuese në këto fotografi, duke marrë kështu vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj trupore.

Adelina përndryshe së fundmi solli një potpuri këngësh popullore në bashkëpunim me këngëtarin Taulant Bajraliu, në kuadër të programeve festive për fundvit. /Telegrafi/