Please enter at least 3 characters.

Adele shtyn lansimin e albumit të tretë

2016/01/adele-s-rsquo-ka-vendosur-p-euml-r-k-euml-ng-euml-n-e-radh-euml-s-p-euml-r-james-bondin_hd.jpg

Albumi i tretë i Adele mund të jetë shtyrë pasi ajo dëshiron të ketë një tjetër fëmijë.

Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep”, e cila ka një djalë 2 vjeç, përflitet se ka dëshirë të ketë një tjetër fëmijë, duke lënë kështu në pritje publikimin e albumit të tretë.

Një burim i afërt me këngëtaren është shprehur: “Adele ka lënë të nënkuptohet se dëshiron të paktën edhe një tjetër fëmijë. Ajo ishte shumë e frymëzuar për të publikuar albumin e saj të tretë, por më pas vendosi të kishte një tjetër fëmijë dhe të jetonte një jetë normale”.

27-vjeçarja ka publikuar albumin e saj të dytë në vitin 2011, por ajo ka qënë tepër e rezervuar përsa i përket planeve për albumin e ardhshëm, i cili përflitej të publikohej në vjeshtë. /topchannel/