Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Spitali klinik “Acibadem Sistina” u bë qendra e vetme gjithëpërfshirëse për radiologji intervente në Ballkan ku në një vend mund të kryhen të gjitha llojet e procedurave intervente vaskulare dhe jo- vaskulare si dhe të gjitha llojet e ndërhyrjeve për pacientët onkologjikë.Ajo që e bën të veçantë këtë qendër është mundësia që në një vend mund të kryhen të gjitha teknikat termale të ablacionit: ablacion me radiofrekuencë, ablacion me mirkovalë dhe krioablacion.Departamenti i Radiologjisë intervente ku kryhen të gjitha procedurat përbëhet nga ekspertë të trajnuar në fushën e radiologjisë, me fokus në radiologjinë intervente është plotësisht i përkushtuar ndaj trajtimit të pacientëve. Në krye të ekipit është Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski, radiolog intervent, i cili gjithashtu është pionier në kryerjen e një numri të madh të procedurave radiologjike intervente në vendin tonë."Jemi krenar të theksojmë se sot në Acibadem Sistina funksionon qendra unike dhe gjithëpërfshirëse për radiologji intervente, ku realizohen të gjitha procedurat intervente, kryhen biopsi dhe vendosen porte, kryhen procedurat e drenazhimit, ablacionet, stentimet ezofageale dhe biliare, ablacioni i tiroides, embolizimet, hemoembolizimet, stentimet periferike të arterieve dhe venave, TIPS, ndërhyrjet porto-mezenteriale dhe neurondërhyrjet si trajtimi endovaskular i aneurizmave të trurit, trajtimi i malformimeve/fistulave arterio-venoze, trombektomia, trajtimi i fistulave spinale etj. Pacientët kanë mundësinë të marrin trajtim të plotë në një vend, duke filluar nga diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë deri te trajtimi cilësor,” thekson Doc. Dr. Gjoreski.Krioablacioni - Shkatërrimi i tumorit pa operacionNjë nga procedurat më të reja të ablacionit që realizohet me cilësi të lartë në “Acibadem Sistina” është krioablacioni. Kjo metodë përdoret për të shkatërruar qelizat tumorale duke ngrirë indin. Një gjilpërë e hollë futet në tumor duke u udhëhequr nga tomografia kompjuterike, MRI, ultrazëri ose fluoroskopia. Gjilpërat lidhen me një aparat special që gjeneron temperatura shumë të ulëta, nga -20°C deri në -40°C, duke shkatërruar qelizat tumorale, ndërsa indi përreth mbetet i paprekur dhe i shëndetshëm. "Përmes cikleve të ngrirjes dhe shkrirjes së akullit, qelizat tumorale shkatërrohen. Kjo metodë minimale invazive na mundëson të targetojmë tumoret edhe në lokalizime komplekse të trupit, si: veshkat, mushkëritë, mëlçinë, kockat, indet e buta dhe, në disa raste edhe pankreasin. Krioablacioni përdoret gjithashtu për trajtimin e disa sëmundjeve beninje, si trajtimi i malformimeve arterio-venoze periferike, hemangiomave, tumoreve desmoide dhe endometriozës. Ne jemi spitali i vetëm që kryen krioablacionin, jo vetëm në shtetin tonë, por edhe në rajon, pasi kjo metodë nuk është e disponueshme as në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bullgari. Jam krenar për departamentin tonë dhe për ekipin e radiologjisë intervente, që përbëhet nga mjekë, teknologë, infermierë dhe ndihmës infermierë, të cilët në një periudhë shumë të shkurtër kohore e kanë zotëruar këtë teknikë, e cila sot është bërë një procedurë rutine për ne," thotë Dr. Gjoreski.


