Please enter at least 3 characters.

AC/DC publikojnë një version të këngës "You Shook Me All Night Long" për të festuar 40-vjetorin e albumit

2020/07/ACDCAxel.jpg
312:"NEW YORK, NY - SEPTEMBER 14: (EDITORS NOTE: This image was converted to black and white using digital filters) Singer Axl Rose (L) and guitarist Angus Young of AC/DC perform during the AC/DC Rock Or Bust Tour at Madison Square Garden on September 14, 2016 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images)
12:"Getty Images

Para katër dekadash, bendi legjendar “AC/DC” e lansoi albumin "Back in Black", në të cilin ndodhej edhe kënga "You Shook Me All Night Long".

Ndërsa në përvjetorin e 40-të të atij albumi, rokerët e kanë publikuar një video të këngës të shoqëruar me skena nga koncertet.

Xhirimet e "You Shook Me All Night Long" janë bërë në kuadër të turneut "Back in Black" të vitit 1981 në Tokio të Japonisë.

Në albumin e përmendur përfshihen edhe hitet e njohura të grupit, si "Hells Bells" e "Rock & Roll Ain’t Noise Pollution".

Asokohe dhe në vitet pasuese, albumi është shitur në miliona kopje, ndërsa gjatë turneut muzikor stadiumet ishin të stërmbushura me publik.

Sipas revistës Rolling Stone, "Back in Black" ka qenë albumi më i suksesshëm i “AC/DC”, suksesin e të cilit nuk kishin arritur ta përsëritnin.

Megjithatë, pas atij albumi, rokerët kanë realizuar një sërë hitesh, si "Thunderstruck", "Moneytalks" e "For Those About to Rock", ndërsa albumi i tyre i fundit është "Rock or Bust" i incizuar në vitin 2014. /Telegrafi/