Please enter at least 3 characters.

'Abstraktja në pikturën dhe skulpturën bashkëkohore të Maqedonisë'

2016/12/Abstraktja-ne-pikturen-dhe-skulpturen-e-Maqedonise.jpg

Rreth 80 vepra të artistëve të Maqedonisë nga të gjitha gjeneratat do të vendosen sot në Çifte Hamam, në kuadër të ekspozitës 'Abstraktja në pikturën dhe skulpturën e Maqedonisë', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ekspozita, në mënyrë retrospektive i përpunon dukurinë dhe zhvillimin e artit abstrakt në pikturën dhe skulpturën e Maqedonisë prej viteve të 60 të shekullit 20 e deri më sot, duke theksuar artin abstrakt si shprehje dominante në artin figurativ në Maqedoni, ndërkaq e përgatiti Zllatko Teodosievski, njofton AIM.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin vepra nga Reshat Ahmeti, Petar Mazev, Dimitar Avramovski-Gute, Petar Haxhi Boshkov, si dhe vepra të shumë artistëve tjerë nga Maqedonia. /Telegrafi/