Abrashi nuk i humb shpresat, thotë se ende janë në garë
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se ende janë në garë dhe se do të fitojnë.
Pavarësisht rezultatit të KQZ-së, që e nxjerr fitues Shpend Ahmetin me 50,19% të votave, Abrashi thotë se ende beson në fitore.
Postimi i plotë i tij:Jemi në garë. Dhe do të fitojmë.Do t’i numërojmë të gjitha votat. Jam besimplotë se brenda atyre fletëvotimeve që kanë mbetur pa u numëruar, është fitorja jonë, fitorja e Prishtinës evropiane.Me qetësi, me durim, me mençuri e me vendosmëri, do ta administrojmë procesin në vazhdim. Për ta çuar në vend vullnetin e qytetarëve të Prishtinës.Unë besoj në fitore. Ashtu sikurse Ju besoj.E kam filluar garën kur zgjedhjet ishin caktuar. Deri atëherë, as nuk më shkonte ndërmend se do të isha kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës kryesore politike në Kosovë, për kryetar të Prishtinës.Brenda pak javësh, me mobilizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ekipit tim, arritëm të përmbysnim epërsinë e rivalëve.Dëshmuam se jemi konkurentë të fortë dhe besoj të pathyeshëm.Koalicioni ynë me qytetarët e Prishtinës dhe me partnerin e koalicionit tonë, do të ngadhnjejë.Secila votë do të numërohet. Dhe ne do të këmbëngulim të mos lejojmë asnjë devijim të vullnetit të qytetarëve të Prishtinës.Në fund, do të fitojmë.Urime Prishtinë.


