Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku: Veprimet e PAN-it për blerje kohe, kërcënim e kontrabandë kanë vend në rrethe mafioze

2017/05/lumir-abdixhiku-1.jpg

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se PAN nuk po e respekton Kosovën.

“E caktojnë seancën vet, vonohen dy orë, s’respektojnë një vend të tërë.

Kërkojnë votim, humbin në votë, se pranojnë këtë votim.

I kërkojnë dy orë shtesë, i marrin tri - s’vijnë sërish. Kërcënojnë me bllokim; bllokojnë.

Veprimet si këto, për blerje kohe, kërcënim e kontrabandë kanë vend në rrethe mafioze - jo në Parlament. Kosova meritonte më mirë në ditën e parë të legjislaturës së re.

Numrat janë, PAN nuk i ka! Kadri Veseli s’mund të bëhet Kryetar Kuvendi”, ka shkruar ai.