Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku në Pejë: Mobilizimi ynë fillon tash

2021/08/peja-1.jpg

Kandidatë për kryetarë komunash, së bashku me anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë qëndruar në qytetin e Pejës, nga ku edhe ka filluar mobilizimi për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, ka thënë se LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend.

“Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Ky është postimi i tij i plotë:"Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe.LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi.Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën.Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë.Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush", ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/