Please enter at least 3 characters.

Abazoviqi në LDK, pritet nga Abdixhiku: Biseduam për zhvillimet e fundit politike

2023/04/341630369_739441030921320_3932685726506266103_n.jpg

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të premten ka shkuar për vizitë edhe në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është pritur nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit, ka njoftuar se me Abazoviqin kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet.

“Siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Tutje, i pari i LDK-së ka thënë se kanë biseduar për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e emocionale e historike që populli i Kosovës ka - në veçanti - me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë. /Telegrafi/