Please enter at least 3 characters.

Abazoviq: Arrestimet kanë filluar për aferën "Abu Dhabi"

2021/02/619135222601bb2ff4bd5f370473429_v4_big.jpg

Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviq kërkoi sot që imuniteti i Petar Ivanoviqit, ish-Ministri i Bujqësisë, të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç ka thënë politikani shqiptar, ai është aktori kryesor në aferën me Fondin Abu Dhabi.

Abazoviq konfirmoi përmes llogarisë në Twitter se ish-drejtori i IRF-së, Zoran Vukçeviq u arrestua si pjesë e çështjes "Fondi Abu Dhabi".

"Arrestimet e disa njerëzve kanë filluar, si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dhabi, në të cilën buxheti u dëmtua nga dhjetëra miliona euro", shkroi Abazoviq.

Ndryshe, lideri i grupit parlamentar URA, kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të ketë kompromis me të korruptuarit. /Telegrafi/