Please enter at least 3 characters.

AAK debaton për draftin e Statutit të Asociacionit

2023/12/408480888_895148178680405_9129746252342886143_n.jpg

Kryesua e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK) sot ka debatuar në lidhje me draftin zyrtar të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

AAK-ja përmes një komunikate ka njoftuar se në këtë mbledhje janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit.

“Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Ndër të tjera, në komunikatë thuhet se komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim./Telegrafi/