A e tregon ky xhirim vrasësin e tifozit serb në Turqi? (Video)
22/12/2014
Portali Haber Turk njofton se pikërisht këto xhirime janë shfrytëzuar nga policët dhe prokuroria për të ngritur akuzë ndaj Kadri Aktas, ndaj të cilit rëndon akuza për vrasje.
Kujtojmë që Marko Ivkoviq, 25 vjeç, nga periferia e Beogradit, humbi jetën nga plagët e marra me thikë, gjatë ndeshjes së basketbollit Galarasaray-Crvena Zvezda, në incidentin mes tifozëve para sallës Abdi Ipekci në Stamboll. /Telegrafi/
video


