A e kërcënojnë sulmet armëpushimin SHBA-Iran?
Duket se SHBA-të kanë nisur përsëri një sulm në territorin iranian pavarësisht një armëpushimi të vazhdueshëm midis të dyja palëve.
Por ky nuk është një incident i izoluar, pasi Irani dhe SHBA-të shkëmbyen gjithashtu sulme ajrore javën e kaluar.
Forcat amerikane të mërkurën në mbrëmje shënjestruan ato që i quajtën dronë sulmi "që përbënin një kërcënim të qartë brenda dhe pranë Ngushticës së Hormuzit", ndërsa Irani goditi bazën amerikane përgjegjëse për sulmet.
SHBA-të gjithashtu nisën sulme "mbrojtëse" ndaj Iranit të hënën e kaluar.
Irani tha se “nuk do të linte asnjë akt agresioni pa përgjigje” pas asaj që e quan një “shkelje flagrante” të armëpushimit.
Mbetet të shihet a do prishet armëpushimi, apo sulmet janë një "lloj breshërie e fundit përpara se të nënshkruhet ndonjë lloj marrëveshjeje". /Telegrafi/


