Please enter at least 3 characters.

67 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

2022/06/klinika-infektive-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439-1-780x439-1.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste të reja me coronavirus, nga testime të bëra.

MSH njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirus në këtë periudhë raportuese.

Po në 24 orët e fundit janë shëruar 203 persona, ndërsa në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 885.

Të vaksinuar në këtë periudhë raportuese janë 17. /Telegrafi/