Please enter at least 3 characters.

50 fishekë sekuestrohen në Aeroportin e Prishtinës, u gjetën në valixhen e një pasagjeri

2024/12/Aeroporti-Nderkombetar-i-Prishtines-Adem-Jashari-foto-Ridvan-Slivova-31.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari", të dilën rreth orës 11:50, oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë në valixhen e një të dyshuari, shtetas kosovar.

Pas zbulimit, municioni është sekuestruar menjëherë nga autoritetet doganore.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/