Please enter at least 3 characters.

5 mijë euro për renovimin e zyrës së Ivanov

2017/03/Zyra-e-Ivanovit.jpg

Zyra e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të renovohet dhe për këtë janë ndarë 305.000 denarë apo 5000 euro për të cilat është hapur edhe thirrje publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

E njejta zyrë e cila gjendet në qendër të Shkupit u thye më 13 prill të vitit të kaluar nga protestuesit e ''Revolucionit Laraman''.

Thyerja e zyrës së Ivanov ishte nga mllefi i protestuesve për 56 faljet që i shpalli Ivanov para një viti për politikanë të pozitës dhe opozitës.

Zyra në fjalë do të rindërtohet dhe do të zbukurohet menjëherë pasi të shpallet fituesi nga thirrja e hapur. /Telegrafi/