Please enter at least 3 characters.

46 mijë qytetarë vërshuan rrugët e Francës në protestat e 'Jelekëve të Verdhë'

2019/02/yellow_vest_3.jpg
532:"PARIS, FRANCE - DECEMBER 15: Protesters let off flares near Les Halles during the 'yellow vests' demonstration on December 15, 2018 in Paris, France. The protesters gathered in Paris for a 5th weekend despite President Emmanuel Macron's recent attempts at policy concessions, such as a rise in the minimum wage and cancellation of new fuel taxes. But the 'Yellow Vest' movement, which has attracted malcontents from across France's political spectrum, has shown little sign of slowing down. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)
12:"Getty Images

Të paktën 44 persona u arrestuan gjatë protestave të "Jelekëve të Verdhë" që u mbajtën të shtunën në të gjithë Francën.

Në mbarë vendin në rrugë dolën 46,600 qytetarë.

Protestat e para u mbajtën më 17 nëntor 2018, ku arsyeja ishte paralajmërimi i rritjes së çmimit të karburantit, megjithatë, protestat u shndërruan në pakënaqësi të përgjithshme me politikat e presidentit Emmanuel Macron.

Ashtu si javët e kaluara, protestuesit u mblodhën në Champs-Elysees të Parisit duke marshuar drejt Sheshit Trocadero pranë kullës Eiffel.

Gurëve dhe shisheve të protestuesve policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Në Clermont-Ferrand të Francës u mblodhën 2,500 qytetarë, ku pati dhe përleshje me policinë ndërsa në Rennes u lënduan 6 policë.

Në protestat të cilat po mbahen që nga 17 nëntori i vitit 2018, jetën e kanë humbur 11 persona dhe 8,400 të tjerë janë plagosur, dënime me burg u caktuan ndaj 1,796 personave.

Gjatë protestave pati edhe trazira gjatë të cilave demonstruesit shkatërronin objekte, plaçkitnin dyqane, digjnin makina dhe kontejnerët e mbeturinave ndërsa policia u detyrua shpesh të përdorte forcën. /Telegrafi/