Please enter at least 3 characters.

322 raste aktive me coronavirus në Kosovë

2020/09/klinika-infektive-rastet-me-Koronavirus-Covid19-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 322.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,889 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.

Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/