32 vite që nga prodhimi i parë i suxhukut të shijshëm MEKA Halal Food
05/07/2024
Më 4 korrik 1992, filloi një kapitull i vogël por domethënës në historinë e MEKA Halal Food. Ajo ditë shënoi jo vetëm prodhimin e suxhukut për herë të parë, por lindjen e një përkushtimi ndaj cilësisë dhe traditës në industrinë e mishit. MEKA Halal Foode filloi punën me vetëm tre persona, ndërsa sot janë 80 punëtorë gjithsej, pa asnjë kredi dhe pa qenë të financuar nga askush!
Themeluesi dhe vizionari Burim Piraj, përkushtimi dhe pasioni i të cilit për zanatin hodhi themelet e MEKA Halal Food, kujton rolin kryesor të Xhemil Berishës, një mik dhe mentor i tij. “Dua ta falënderoj publikisht mikun tim Xhemil Berisha që ka qenë mësuesi im i parë në industrinë e mishit dhe së bashku me ne nuk hezitoj të vjen dhe ta prodhojmë suxhukun e parë duke e përzier me dorë dhe duke e mbushur me një makinë shumë të thjesht”, u shpreh ai në një status në rrjetin e tij social Facebook.Së bashku, ata nisën një udhëtim që filloi me përzierjen e suxhukut me dorë, dëshmi kjo e vendosmërisë dhe besimit të tyre në zanatin e tyre.

