Please enter at least 3 characters.

2po2 dhe Capital T po e sjellin bashkëpunimin e ri "Borëbardha"

2019/03/doww.jpg

Janë të njohur tashmë për bashkëpunimet e tyre të shumta.

Reperët 2po2 dhe Capital T, të cilët janë të njohur edhe falë relacionit të tyre dajë-nip, kanë bërë të ditur se do të sjellin një tjetër bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një këngë të re, e cila është punuar në studion "Authentic Entertainment" dhe do të publikohet këtë të shtunë, më datë 15 mars.

Ka qenë 2po2, ai i cili ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, përmes së cilës ka zbuluar edhe titullin e këngës "Borëbardha".

"Ne s'mund të presim deri sa ta ndajmë me ju", ka shkruar 2po2 në mbishkrimin e këtij imazhi në Instagram.

Përndryshe "Ulu, "Posh", "Facedown" janë vetëm disa nga bashkëpunimet më të suksesshme që dyshja kanë sjellë ndër vite, dhe që gjithmonë janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/