Please enter at least 3 characters.

25 raste të reja me coronavirus në Kosovë

2021/05/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-49.jpg

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 25 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 229 testime të bëra.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 190 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 371.

Ministria njofton se janë dhënë 20 vaksina, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,735. /Telegrafi/