Please enter at least 3 characters.

“1Her”, vjen klipi i Bleros me Soulkid (Video)

2016/03/Soulkid-Blero.jpg

Ka ardhur para fansave bashkëpunimi i Blero Muharremit me Uki Latifin, i njohur si Soulkid.

Kantautori kishte njoftuar më herët se do të sillte një tjetër këngë që ka lidhje me jetën e tij private, ndërsa kënga e re mban titullin “1Her”.

Ai më herët lansoi një pjesë të videos muzikore dhe tashmë klipi ka ardhur si i plotë.

Është fjala për një baladë, ku nuk mungojnë edhe elementet orientale, derisa për ta zbukuruar videoklipin shfaqet një femër seksi në skena provokative. /Telegrafi/