16 kandidatë për drejtor të përgjithshëm të RTK-së
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se janë 16 kandidatë që kanë aplikuar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Bordi ka publikuar emrat e kandidatëve, teksa njofton se Komisioni do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim, transmeton Telegrafi.
"Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka hapur aplikacionet e kandidatëve", thuhet në njoftim.
Kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit kohor të përcaktuar me konkurs janë:Adriana KutllovciArben BerishaBekim HasaniBurhan LataFadil HoxhaFahredin ShehuFisnik DergutiFitore MiftariGjergj FilipajHysen HundoziMehmet KalisiOrhan HajriziRemzije ZeqirajShkumbin AhmetxhekajValentina SaraçiniZenel Hajrizi /Telegrafi/


