Please enter at least 3 characters.

143 të vdekur të "gjallë" në regjistrat e Gjendjes Civile

2016/01/f.1111094133245_m.gif

Janë 143 persona të cilët edhe pse janë ndarë me vite e dekada nga jeta, ligjërisht janë mes të gjallëve, e logjikisht duhet edhe të votojnë, raporton Gazeta Shqiptare.

Mësohet se mosha e tyre është nga 101 deri në 139 vjeç. Personat në moshë më të madhe janë dy 156 vjeçarët: Hava Pepa e lindur në Tuz të Malit të Zi si dhe Mark Matranga i lindur në Temal të Shkodrës. Emrat e tyre mund të figurojnë dhe në listat për votime.

Zyra e Gjendjes Civile nuk mund të bëjë çregjistrim të tyre, pasi sipas rregullores duhet të jenë familjarët e këtyre personave ata që të bëjnë deklarimin e të afërmve të tyre të vdekur.

"Ne e dimë se këta persona janë të vdekur, por nuk kemi mundësi juridike dhe ligjore që t'i çregjistrojmë", pohojnë burime të Gjendjes Civile. /Telegrafi/