Please enter at least 3 characters.

12,396 raste aktive me coronavirus në Kosovë

2020/09/klinika-infektive-rastet-me-Koronavirus-Covid19-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 12,396.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,997 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/