Please enter at least 3 characters.

"1 Goat për ty" - Ledri Vula bën tatuazh emrin e albumit të ri

2023/06/collage-1-1-scaled.jpg

Reperi i njohur i estradës shqiptare, Ledri Vula, pak ditë më parë ka promovuar albumin e ri "1 Goat për ty".

Ai solli plot 14 këngë, në mesin e të cilëve pati edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore shqiptare.

MC Kresha, Lyrical Son, Buta, Capital T, Lumi B dhe Mozzik - janë vetëm disa nga artistët pjesë e këtij albumi.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti së fundmi përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se e ka përjetësuar në trup këtë projekt.

I njëjti në krahun e djathtë ka bërë një tatuazh të ri emrin e albumit "1 Goat për ty".

Foto: Screenshot/Instagram

Disa nga këto projekte i ka sjell të kompletuara edhe nga ana vizuale, me klipe mjaft interesante e të veçanta.

Ledri ka kohë që është në skenë dhe gëzon fansa anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram