Please enter at least 3 characters.

"04 Band" publikojnë këngën e re me klip “Buqe”

2019/07/g-3.jpg

Grupi i njohur, "04 Band", kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

"Buqe" titullohet kënga e re e grupit nga Prizreni, e cila është ritmike-verore.

Harox është kujdesur për muzikën dhe tekstin, ndërsa Florent Boshnjaku për orkestrimin dhe miksimin.

Klipi i këngës i cili është me skena verore, i është besuar produksionit ‘Glamour HD’.

’04 Band’ javë më parë e kanë publikuar edhe albumin e parë, ku kanë sjellë këngë të ripërpunuara të cilat janë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/