LAJMI I FUNDIT:

Amorim nuk e dëshiron rikthimin e Rashfordit – Man Utd ia cakton çmimin anglezit

Amorim nuk e dëshiron rikthimin e Rashfordit – Man Utd ia cakton çmimin anglezit

Ruben Amorim raportohet se nuk është i gatshëm ta rikthejë Marcus Rashford në ‘Old Trafford’, me Manchester United që i ka caktuar tashmë çmimin e kartonit anglezit. 

Largimi i Rashfordit nga Unitedi në janar erdhi pas një periudhe të vështirë, me anglezin që nuk ishte më në preferencat e teknikut portugez për shkak të shqetësimeve për sjelljen dhe përkushtimin e tij. 

Që prej se u transferua në ‘Villa Park’, Rashford e ka gjetur sërish formën e tij të dikurshme dhe po shkëlqen nën urdhrat e Unai Emery. 


Ky ndryshim i ambientit e ka lejuar atë ta shijoj futbollin sërish dhe ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtytjen e Villas për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke dhuruar katër asistime në nëntë ndeshje. 

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë
Lexo po ashtu Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Sidoqoftë, sipas një raportimi nga Daily Star, pavarësisht formës së tij të mirë, është pothuajse e sigurt se e ardhmja e tij nuk premton që ai të rikthehet në ‘Old Trafford’. 

Amorim i ka dhënë prioritet transferimit të një sulmuesi të ri këtë verë, duke përforcuar bindjen se Rashford do të largohet përfundimisht pasi t’i mbarojë huazimi. 

Me Amorim që po planifikon për të ardhmen, United e sheh huazimin e Rashfordit si një mundësi për t’i rritur vlerën e çmimit. 

Ata raportohet se po kërkojnë plotë 60 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet përfundimisht dhe Villa tashmë është kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij. 

Forma e Rashford me klubin ka bërë gjithashtu që ai të marrë ftesën tek kombëtarja e Anglisë nga Thomas Tuchel. 

Ai madje kishte luajtur nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e ‘Tre Luanëve’ për ta fituar Botërorin e vitit 2026./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

Kombëtarja e Shqipërisë
Notat e lojtarëve, Shqipëri 3-0 Andorrë: Rey Manaj rrëmbeu skenën në ‘Air Albania’

Notat e lojtarëve, Shqipëri 3-0 Andorrë: Rey Manaj rrëmbeu skenën në ‘Air Albania’

Përfaqësueset
Ish-ylli i Arsenalit është diagnostifikuar me sëmundjen e tuberkulozit

Ish-ylli i Arsenalit është diagnostifikuar me sëmundjen e tuberkulozit

Ndërkombëtare
Thierry Henry beson se është një ‘turp’ që legjenda e Anglisë nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë

Thierry Henry beson se është një ‘turp’ që legjenda e Anglisë nuk e fitoi asnjëherë Topin e Artë

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ylli i Real Madridit ka frikë të madhe se nuk do të ftohet nga kombëtarja në Botëror

Ndërkombëtare
Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

Ndërkombëtare
Kalo në kategori