Një raport i publikuar të enjten nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, tregon se të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë, që në të shumtën e rasteve janë vajza dhe gra, përballen me pasiguri dhe mungesë të mbështetjes në përpjekjet e tyre për t’iu larguar situatave abuzive.
Të mbijetuarat e dhunës në familje të anketuara nga Amnesty International thanë se përgjigja e shtetit është e pamjaftueshme për t’i mbështetur ato të jetojnë të pavarura, duke i detyruar shumë prej tyre të rikthehen te abuzuesi.
Rina Kika, autore e raportit tha për Zërin e Amerikës se reagimi i shtetit ndaj dhunës në familje nuk është mjaftueshëm i përqendruar tek të mbijetuarat.
“Një prej gjetjeve kryesore te raportit tonë është që shteti i Kosovës e ka përgjigjen shumë të përqendruar në drejtësinë penale dhe madje as kjo përgjigje nuk është adekuate sa i takon rasteve të dhunës në familje. Ndërkaq shumë pak po bëhet që të mundësohet që një person i cili përjeton dhunë në familje, të mund të jetojnë të pavarura dhe të kenë një mbështetje sociale prej shtetit sa i përket strehimit, punësimit dhe aftësimit të tyre dhe ta jetojnë një jetë pa dhunë”, tha Kika.
Të mbijetuarat e dhunës që përpiqen të largohen nga situatat abuzive sipas të gjeturave të raportit përballen me pengesa të rënda, si mungesën e informacionit për ndihmën e disponueshme, keqtrajtimin nga oficerët e policisë, punonjës socialë të mbingarkuar dhe shërbime të pamjaftueshme mbështetëse.
“Në momentin që shkojnë në polici ato trajtohen me mosrespekt, me paragjykime gjinore duke marrë një gjuhë që i fajëson ato për dhunën që kanë përjetuar dhe kjo normalisht që i dekurajon ato për të paraqitur rastet e tjera të dhunës. E njëjta ndodh edhe te gjykatat ku kemi dënime shumë të ulta. Sipas analizës që kemi bërë ne ato janë dënime në shpërputhje me peshën e veprës penale, shumica janë dënime me kusht dhe dënime me gjobë”, thotë Kika.
Kika thotë se një ndër faktorët thelbësor që i vendos gratë në situatë të vështirë është varësia e tyre ekonomike nga familja e origjinës apo bashkëshortët e tyre.
“Ne i kemi parë edhe statistikat zyrtare të shtetit që tregojnë se sa e ulët është pjesëmarrja e grave në pronë, sa pak gra zotërojnë prona, sa pak gra janë të punësuara formalisht dhe kjo natyrisht i bënë ato të varura dhe të ndjeshme duke i detyruar ato të kthehen në situata të abuzimit sepse nuk mund të jenë të pavarura”, thekson ajo.
Sipas të dhënave të publikuara në raport në vitin 2017 vetëm 17 për qind e grave ishin të punësuara zyrtarisht krahasuar me 50 për qind të burrave, dhe në vitin 2021 vetëm 18 për qind e pronës zotërohej nga gratë krahasuar me 79 për qind që zotërohej nga burrat.
Për më tepër gratë shpesh përjashtohen nga trashëgimia familjare ose heqin dorë nga e drejta e tyre për shkak të trysnisë sociale, pavarësisht ligjeve që u garantojnë atyre barazinë me burrat në këto çështje.
Studimi i Amensty International rekomandon që shteti t’i përfshijë të mbijetuarat e dhunës në familje në proceset politikbërëse, si dhe të zbatojë politika gjithëpërfshirëse të parandalimit duke siguruar që të mbijetuarat të kenë mbrojtje dhe mbështetje të mjaftueshme për t’u larguar nga situatat abuzive dhe për t’iu qasur drejtësisë e dëmshpërblimit në përputhje me nevojat dhe përparësitë e tyre.
Që nga viti 2018 ka pasur një rritje të vazhdueshme të raportimit të dhunës në familje. Në vitin 2019, policia e Kosovës ka regjistruar 1 mijë e 915 raste, nga 1 mijë e 533 që ishin në vitin 2018. Ndërkaq viti 2022 shënoi shkallën më të lartë të dhunës në familje deri tani, me 2 mijë e 764 raste të raportuara.
Raporti thotë se sado alarmante që janë, shifrat ka të ngjarë të jenë më të ulëta se numri i rasteve aktuale të dhunës në familje për shkak se shumë të mbijetuara vendosin mos të raportojnë tek autoritetet.
Një anketë e vitit 2019 e kryer nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë, zbuloi se gati 50 për qind e një mijë 990 grave të anketuara në Kosovë besojnë që dhuna është një çështje private, që duhet të zgjidhet brenda familjes. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë