Amir Rrahmani edhe zyrtarisht po i kompleton testet mjekësore para transferimit te Hellas Verona.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur marrëveshje personale me klubin italian dhe në sezoni 2019/20 do të luajë në Serie A.


Sipas mediave në Itali, Verona do t’i paguajë dy milionë euro Dinamo Zagrebit për ta kompletuar transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Rrahmani ditë më parë më parë ka mbërritur në Itali për ta kompletuar transferimin te skuadra italiane, ndërsa sot (26 qershor) është parë duke i kompletuar testet mjekësore.

25-vjeçari pritet që në orët e pasdites të prezantohet zyrtarisht te Hellas Verona, pasi tashmë është duke i përfunduar procedurat rutinë gjatë një transferimi. /Telegrafi/

ty 1

bbbb 3

telegrafi sport app