LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja 78-vjeçare arrestohet për grabitje në bankë – kjo nuk ishte hera e parë që kryen vjedhje

Amerikanja 78-vjeçare arrestohet për grabitje në bankë – kjo nuk ishte hera e parë që kryen vjedhje
Ilustrim

Një grua 78-vjeçare nga shteti amerikan i Missourit, me një histori vjedhjesh bankash, u arrestua të mërkurën pasi u përpoq të grabiste një bankë në Pleasant Hill.

Bonnie Gooch u prangos dhe u akuzua për tentim vjedhje në Goppert Financial Bank, tha policia e Pleasant Hill.

Oficerët vunë re një veturë që përputhej me përshkrimin e automjetit të dyshuar që lëvizte disa qindra metra larg bankës pas tentativës për grabitje.


Gooch ishte pas timonit dhe kishte prova brenda veturës që e lidhnin atë me grabitjen e bankës, tha policia.

“Natyrisht ishte një situatë e tensionuar”, tha shefi i policisë së Pleasant Hill, Thomas Wright për FOX 4 News të Kansas City. “Por kur duart e një gruaje të moshuar dalin nga vetura është pak tronditëse.”

E moshuara është akuzuar për grabitje bankash edhe në të kaluarën, raporton nypost.

Në vitin 2020, Gooch, atëherë 75 vjeç, u arrestua në Lee’s Summit për vjedhje të ndryshme bankare dhe më vonë u dënua.

Ajo gjithashtu u dënua për grabitje bankare sa ishte e re në moshë, sipas kallëzimit penal të vitit 2020.

Në vitin 1977, Gooch u shpall fajtor për grabitje bankare në Kaliforni. Ajo do të kishte qenë rreth 32-vjeçare.

Gooch u lirua me kusht pas një pagese prej 25 mijë dollarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori