LAJMI I FUNDIT:

Amerikani vendos rekord të ri botëror duke ngrënë mbi 34 mijë hamburgerë gjatë gjithë jetës së tij

Amerikani vendos rekord të ri botëror duke ngrënë mbi 34 mijë hamburgerë gjatë gjithë jetës së tij

Amerikani Donald Gorske, mbajtës i një titulli të Rekordeve Botërore Guiness, ka forcuar më tej titullin e tij si individi që ka konsumuar numrin më të madh të hamburgerëve Big Mac gjatë gjithë jetës.

Vetëm gjatë vitit 2023, 70 vjeçari ka konsumuar 728 hamburgerë, duke e dërguar totalin e hamburgerëve të ngrënë në 34,128.

Siç dokumentohet nga Guiness, rrugëtimi i Gorske drejt rekordit botëror ka filluar 52 vjet më parë, përcjell Telegrafi.


Ai e siguroi rekordin fillestar në vitin 1999, fillimisht duke konsumuar nëntë hamburgerë çdo ditë, pastaj e zvogëloi sasinë në dy. Por, edhe pas pensionimit të tij, ai ende shijon hamburgerë nga McDonald’s.

Pjesa më befasuese është pretendimi i pensionistit se nuk ka pasur kurrë probleme shëndetësore, pavarësisht se ka konsumuar mbi 34 mijë hamburgerë.

Për të ruajtur mirëqenien e tij, ai nuk i preferon patatet e skuqura, dhe realizon një shëtitje të përditshme prej 9 kilometrash. /Telegrafi/