Një burrë ka kultivuar një kungull masiv duke thyer një rekord botëror si më i rëndi në peshë për llojin e familjes së perimeve që i përket, derisa vetë kultivuesi ka fituar një çmim prej 30,000 dollarësh për këtë.
Kungulli i quajtur “Micheal Jordan” është 1,247 kilogram dhe u kultivua nga mësuesi i hortikulturës në Minesotë, Travis Gienger, duke thyer rekordin e mëparshëm me 12 kilogram, transmeton Telegrafi.
“Ishte goxha një ndjesi”, tha Gienger në Kampionatin Botëror “Pumpkin Weight-Off” në Kaliforni.
Ai i kishte kushtuar kujdes të veçantë këtij kungulli gjigant duke e ujitur 12 herë në ditë.
Gienger e kishte mbjellë më 10 prill dhe shpenzoi rreth 15 mijë dollarë për ta kultivuar. /Telegrafi/