Autor: Till Lindemann (kanga “Amerika”, albumi “Reise, Reise” i grupit Rammstein, 2004) E përktheu prej anglishtes: Agron ShalaKrejt na po jetojmë n’Amerikë Amerika âsht nji mrekulli Krejt na jetojmë n’Amerikë Amerika, Amerika

Ku vallëzohet du me prí
Edhe kur rreth vetes silleni ju
Më lé sall nji trohë t’ju kontrolloj
Se qysh duhet ju kallxoj

Nji qark dashnie na e bojmë
Liria prej secilës violinë kumon
Muzika vjen prej Shpisë s’Bardhë
E Miki Mausi para Parisit âsht

Krejt na po jetojmë n’Amerikë Amerika âsht nji mrekulli Krejt na jetojmë n’Amerikë Amerika, Amerika

Hapat qi t’dobishëm janë unë i njoh
Prej hapave t’huqun unë ju mbroj
E kush n’fund s’do me vallëzu
Hala s’e di qi duhet me vallëzu

Nji qark dashnie na e bojmë
Drejtimin unë ua mësoj
Babadimri n’Afrikë ka me ardhë
Edhe Miki Mausi para Parisit âsht

Krejt na po jetojmë n’Amerikë Amerika âsht nji mrekulli Krejt na jetojmë n’Amerikë Amerika, Amerika Krejt na po jetojmë n’Amerikë Koka-Kola, mrekulli Krejt na jetojmë n’Amerikë Amerika, Amerika

Kjo s’âsht nji kangë dashnie
Kjo s’âsht nji kangë dashnie
Guhën e nanës s’jam kah e knoj
Jo, kangë e dashnisë kjo nuk asht

Krejt na po jetojmë n’Amerikë Amerika âsht nji mrekulli Krejt na jetojmë n’Amerikë Amerika, Amerika Krejt na po jetojmë n’Amerikë Koka-Kola, kanihere luftë Krejt na jetojmë n’Amerikë Amerika, Amerika