LAJMI I FUNDIT:

American School of Kosova – 15 vite histori në edukim

American School of Kosova – 15 vite histori në edukim

E themeluar më 2003, me misionin për të edukuar liderët e së nesërmes, për një të ardhme më të mirë, American School of Kosova është shkolla e parë që solli sistemin e edukimit amerikan në vend dhe vazhdon të jetë e vetmja, tash e 15 vite.

Për 15 vite, shumë gjëra kanë ndryshuar, por pasioni dhe synimi vazhdojnë të mbeten të njejtë. Për 15 vite, American School of Kosova nuk ka rreshtur së hapuri dyer dhe nisur karriera të suksesshme.

Për 15 vite, American School of Kosova nuk ka pushuar së avancuari kualitetin dhe ambientin mësimor. Për 15 vite, American School of Kosova nuk është ndalur së nxituri të mësuarit kritik, të hapur dhe krijues tek fëmijët.

Për 15 vite, 794 nxënës të diplomuar, qindra storie suksesi të krijuara, qindra bursa të fituara, qindra biznese të themeluara.

15 sukseset më të mëdha të ASK-së:

Me një program vetëm për shkollë të mesme, në atë fillim të hershëm, American School of Kosova pranoi akreditim të plotë, më 2005, nga Asociacioni i shkollave të akredituara (Northwest Association of Accredited Schools-NAAS) në ShBA, për të hapur një vit më vonë objektin për të vegjëlit (Ed Center) me programin parashkollor.

Pasurimi i planprogramit të nxënësve dhe aftësimi i tyre në nivel me moshatarët në vende të zhvilluara ishte fokusi i American School of Kosova me vite të tëra.

Krijimi i programit After School Support (pas orarit të rregullt mësimor), programit ekstrakurrikular me aktivitete të ndryshme, ofrimi i lëndëve ‘AP’ (Advanced Placement Courses) dhe themelimi i klubit MUN (Model United Nations Club) i cili iu mundësoi nxënësve të ASK-së të jenë pjesë e konferencave dhe organizimeve botërore, dëshmuan përkushtimin dhe etjen e ASK-së për suksese të nxënësve të saj ndër vite.

Sukseset e American School of Kosova nuk ndalen me nxënësit e saj. ASK, më 2016 organizon konferencën e parë me ligjërues të kualifikuar nga ShBA-të, për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë, Kosovo Learning Summit.

Zhvillimi dhe trajnimi i vazhdueshëm i mësimdhënësve mbetet një ndër qëllimet kryesore të American School of Kosova. Të gjjitha këto dhe jo vetëm, bënë që këtë vit, agjensioni më i madh i akreditimit të shkollave në botë, AdvancED, t’a radhisë American School of Kosova ndër shkollat më të mira në botë.

Sot, American School of Kosova vazhdon të rritet dhe të punojë fuqishëm me po atë pasion të 15 viteve më parë, për të edukuar liderët e së nesërmes dhe padyshim që pikë kthese për komunitetin e ASK-së do të jetë kampusi i ri shkollor, pothuajse i përfunduar, prej të cilit do të lindin storie pa fund suksesi në të ardhmen.

Artikull i Sponsoruar
Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori