LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Zhbogar vizitoi komunën e Aerodromit

Ambasadori Zhbogar vizitoi komunën e Aerodromit

Shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, dje vizitoi komunën e Aerodrmit ku me kryetarin e komunës Zllatko Marin bisedoi në lidhje me aktivitetet rreth festës së Ditës së Evropës – 9 maji.

Siç njoftojnë nga komuna, edhe këtë vit qytetarët e Aerodromit mund në mënyrë aktive të përfshihen në ngjarjet gjatë kësaj dite siç janë maratona e Shkupit, marshi malor në Vodno debate dhe manifestime tjera kulturore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pikërisht komuna e Aerodrimi këtë vit kishte nderin të fillojë shënimin e kësaj feste evropiane me punime në art në çerdhet dhe shkollat fillore me temë ‘Fqinjët e mi janë shokë të mi’. Qëllimi i këtij manifestimi është që të zhvillohet kreativiteti artistik i fëmijëve dhe përfshirje të vlerave evropiane që të përafrohen popullata e re e Aerodromit”, thuhet në kumtesën.


Vizatimet në këtë konkurs do të publikohen në ‘Capital Mal’ më 9 maj.

Zhbogar dhe Marin këmbyen mendime rreth gjendjes dhe aktiviteteve të komunës, procesin eurointegrues dhe çështje të tjera aktuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori