LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Vllahiu paralajmëron një vizitë të Madeleine Albright në Kosovë

Ambasadori Vllahiu paralajmëron një vizitë të Madeleine Albright në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Çekisë, Arbër Vllahiu, ka takuar miken e madhe të Kosovës ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka kontribuar shumë në çlirimin e Kosovës.

Ky takim është realizuar në Ambasadën e Kosovës në Pragë.

Sipas një postimi në Facebook të diplomatit kosovar, zonja Albright shumë shpejtë mund të realizojë një vizitë në Kosovë.


Postimi i plotë i ambasadorit Vllahiu:

“Zonja Sekretare, Madeleine Albright, në pragun e shtëpisë sonë, të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Çekisë, pas takimeve në Qendrën Amerikane në Pragë. E mirëpritur si gjithëherë dhe me shumë krenari. Zonja Sekretare shprehu gëzimin e saj për punën e Ambasadës sonë, që ndanë mjediset e punës me Qendrën Amerikane dhe me Ambasadën e SHBA-së në Pragë. Një bashkëpunim I jashtëzakonsëm me ambasadorin amerikan, Stephen B. King. Zonja Sekretare, e lumtur që do të mund ta vizitojë Kosovën në një periudhë jo të largët kohore. Krenarë me miken e Kosovës dhe të nderuar për ngrohtësinë dhe përkrahjen e saj”, ka shkruar Vllahiu. /Telegrafi/