LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Këtë vit, më i lartë trendi i lëvizjes së mërgimtarëve

Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Këtë vit, më i lartë trendi i lëvizjes së mërgimtarëve

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se nuk mund t’i kenë të sakta të dhënat e fundit të qarkullimit të bashkatdhetarëve gjatë ardhjes në Kosovë.

Megjithatë ai thotë se bazuar në statistikat e vitit të kaluar, mund të jetë përcjellë trendi i lëvizjes në pikat kufitare, por dhe në linjat ajrore.

”Ne për kaq kohë të shkurtër s’mund t’i kemi të dhënat e sakta. Por kemi të dhëna të vitit të kaluar, dhe në bazë të tyre mund të dimë trendin e lëvizjes”.


”Në bazë të këtyre shifrave të vitit të kaluar, mund të kemi perceptim të përafërt se mund të ketë numër më të madh të bashkatdhetarëve për faktin që pandemia ndikon psikologjikisht që njerëzit tanë që jetojnë këtu, me çdo kusht dhe me doemos të vijnë në Kosovë tek të afërmit e tyre”, tha Cufaj për Klan Kosova.

Ai tha se kësaj here janë më të përgatitur.

”Edhe para pak çastesh kemi lëshuar qoftë në rrjete sociale apo në website, por edhe në media pasi në këto raste pandemike edhe në mbylljen e parë në pranverë, ju shohim si aleatë kryesor për të informuar qytetarët tanë, – kemi lëshuar të gjitha rregullat për të gjitha shtetet e Bashkimit Europian por edhe në shtetet fqinje me Kosovën se cilat janë rregullat kur kalohet transit”, tha ambasadori kosovar.

”Rregullat e Gjermanisë për shtetasit e Kosovës, nuk dallojnë për shtetet e tjera, sepse Kosova është shtet që paraqet rrezikshmëri të lartë. Por është me rëndësi që kufijtë nuk janë mbyllur dhe nuk parashihet të mbyllen”.

”Por sidoqoftë zhvillimet e fundit që kanë ngjarë në Britaninë e Madhe, zhvillimit rreth variantit të ri të koronavirusit, kjo puna e udhëtimit duhet të mendohet”, tha Cufaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori