Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde thotë se nuk e ka pritur që kryeministri Albin Kurti të befasohet me qëndrimin e Gjermanisë dhe as të Francës – shtete të cilat thonë se Kosova duhet të dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Rohde tha se Kurti ka qenë në dijeni që për Gjermaninë dhe Francën dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese është hapi i vetëm për të siguruar shumicën e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Edhe unë jam i befasuar që ai u befasua. Sepse kryeministri Kurti ka folur me presidentin francez Macron, ai foli me kancelarin tim, ai takoi ministrin tim të jashtëm dhjetë ditë më parë në Berlin, dhe ne kishim të njëjtin mesazh për të: Bëj diçka në Asociacion dhe kjo ndihmon për të siguruar një shumicë”, tha Rohde në një intervistë për KALLXO.com.
Ndër tjerash, ai shtoi që dërgimi i draftit në Kushtetuese është mënyra e vetme, duke shpresuar që kryeministri Kurti të ndërrojë mendje para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, që pritet të mbahet më 16 ose 17 maj 2024.
“E para, a do të votohet? Sepse ne kemi thënë dhe kemi shprehur mendimin tonë se një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi. Kosova ka një shans unik për t’u anëtarësuar së shpejti. Dhe ajo që do të donim është që Kosova të marrë vendimin e duhur, kështu që unë do të preferoja të mos kisha një vendim tani, nëse Kosova nuk po bën hapin e pritur që presim prej tyre”, shtoi Rohde, kur u pyet nëse Kosova hyn në agjendën e Komitetit të ministrave, a do ta marrë votën e Gjermanisë.
Sipas tij, dërgimi i draftit në Kushtetuese është shumë i rëndësishëm dhe se për të siguruar 31 votat e ministrave të jashtëm, apo ⅔ të votave, “ju duhet të keni vërtet të gjitha shtetet anëtare pas jush dhe kjo nuk është ende e sigurt”.
Një ditë më parë, më saktësisht më 08.05.2024, Kurti tha se nuk do ta pranojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Ndër tjerash, ai shtoi që dërgimi i draftit në Kushtetuese është mënyra e vetme, duke shpresuar që kryeministri Kurti të ndërrojë mendje para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, që pritet të mbahet më 16 ose 17 maj 2024.
“E para, a do të votohet? Sepse ne kemi thënë dhe kemi shprehur mendimin tonë se një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi. Kosova ka një shans unik për t’u anëtarësuar së shpejti. Dhe ajo që do të donim është që Kosova të marrë vendimin e duhur, kështu që unë do të preferoja të mos kisha një vendim tani, nëse Kosova nuk po bën hapin e pritur që presim prej tyre”, shtoi Rohde, kur u pyet nëse Kosova hyn në agjendën e Komitetit të ministrave, a do e marrë votën e Gjermanisë.
Sipas tij, dërgimi i draftit në Kushtetuese është shumë i rëndësishëm dhe se për të siguruar 31 votat e ministrave të jashtëm, apo ⅔ të votave, “ju duhet të keni vërtet të gjitha shtetet anëtare pas jush dhe kjo nuk është ende e sigurt”.
Një ditë më parë, më saktësisht më 08.05.2024, Kurti tha se nuk do ta pranojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strazburg” – ka thënë Kurti. Sipas tij, kjo kërkesë, nuk është parimore e as vlerore, por është absurde.
Pengesat për anëtarësim, Kurti tha se i kanë pritur nga shtetet mosnjohëse, por assesi nga shtetet demokratike që janë mbështetëse të Kosovës në zhvillim, e kanë qenë mbështetëse në çlirim e pavarësim, në këtë rast Francën dhe Gjermaninë.
“Mungesa e përkrahjes është për keqardhje. Nuk do t’i ndihmojë normalizimit dhe dialogut dhe nuk i kontribuon demokracisë, paqes dhe sigurisë”, tha Kurti.
Por, ky dokument, sipas Kurtit nuk është zyrtar, sepse u refuzua nga Serbia më 26 tetor 2023 dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë në Kushtetuese.
“Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strazburg”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, kjo kërkesë, nuk është parimore e as vlerore, por është absurde.
Pengesat për anëtarësim, Kurti tha se i kanë pritur nga shtetet mosnjohëse, por assesi nga shtetet demokratike që janë mbështetëse të Kosovës në zhvillim, e kanë qenë mbështetëse në çlirim e pavarësim, në këtë rast Francën dhe Gjermaninë.
“Mungesa e përkrahjes është për keqardhje. Nuk do t’i ndihmojë normalizimit dhe dialogut dhe nuk i kontribuon demokracisë, paqes dhe sigurisë”, tha Kurti.
Por, ky dokument, sipas Kurtit nuk është zyrtar, sepse u refuzua nga Serbia më 26 tetor 2023 dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë në Kushtetuese.
“Nëse me datë 26 tetor 2023 do të nënshkruhej në Bruksel vetëm atëherë do të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese. Si i tillë është një ‘non-paper’ dhe jo një dokument”, shtoi shefi i ekzekutivit.Asociacioni si kusht, Kurti tha se është refuzuar tri herë edhe nga vetë instancat e Këshillit të Evropës.
“Përkundër kësaj, tri herë përgjatë procesit u tentua që të futej kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim. Dy herë në komitetin për çështje politike dhe demokraci, më 27 mars në Paris dhe më 16 prill në Strasburg dhe po ashtu gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme po atë ditë, por që të tri herët u refuzuan”, tha Kurti.
Ambasada Gjermane kishte theksuar se i takon kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që ta bindin numrin e nevojshëm të shteteve me mjete të tjera, gjegjësisht duke ndërmarrë hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “të cilën Kosova është zotuar ta themelojë dhe për këtë arsye është obligim ndërkombëtar. ”
“Sipas mendimit tonë, një hap i tillë do të ishte dorëzimi i projektstatutit në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan në përgjigjet e Ambasadës.
Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa parakushte.
Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të këtij mekanizmi ndërkombëtar më 16.04.2024, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Këta delegatë kanë miratuar raport-opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të ftohet për anëtarësim në KE.
Nga 171 delegatët që morën pjesë në votim, 131 votuan për, 29 kundër dhe 11 abstenuan.
Hapi i fundit për këtë proces është votimi nga ministrat e jashtëm të shteteve anëtare. Megjithatë Kosova ende nuk ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave.
“Kjo çështje nuk është aktualisht në rendin e ditës për mbledhjen e Komitetit të Ministrave javën e ardhshme”, tha Këshilli i Evropës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës