LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik viziton Pejën, mahnitet me bukuritë e Grykës së Rugovës

Ambasadori britanik viziton Pejën, mahnitet me bukuritë e Grykës së Rugovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot e ka vizituar Pejën ku edhe është takuar me kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxherin dhe është shprehur i mahnitur pasi ka provuar disa nga eksperiencat e turizmit që mund të përjetohen në Grykën e Rugovës.

Ambasadori Abbott, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ecja në urën e Tibetit ishte mbresëlënëse. Nëse jeni në Pejë duhet të provoni Birrën Peja, të fresket dhe drejt nga fabrika e birrës. Unë gjithashtu bëra vizitën time të parë në Patriarkanën Mesjetare Ortodokse të Pejës, dhe mësova më shumë rreth bashkësisë së murgeshave ortodokse që jetojnë atje, dhe historinë e kishës së tyre”.

Postimi i plotë i ambasadorit Abbott:


“Sot kam vizituar qytetin e Pejës, ku kam takuar kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri. Ishte mirë të dëgjoja nga ai planet për të ardhmen e qytetit. Më vonë pata mundësinë që të përjetoja eksperiencat e turizmit të bazuar në natyrë që ofron Balkan Natural Adventure në Grykën e Rugovës. Ecja në urën e Tibetit ishte mbresëlënëse. Nëse jeni në Pejë duhet të provoni @Birrën Peja, të fresket dhe drejt nga fabrika e birrës. Unë gjithashtu bëra vizitën time të parë në Patriarkanën Mesjetare Ortodokse të Pejës, dhe mësova më shumë rreth bashkësisë së murgeshave ortodokse që jetojnë atje, dhe historinë e kishës së tyre. Takimi me themeluesit e Festivalit të Animacionit Anibar dhe informimi për punën e tyre ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të përfunduar ditën”, ka shkruar ambasadori britanik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori