LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan dhe Osmani vendosin lule pranë shtatores së ish-presidentit Rugova

Ambasadori amerikan dhe Osmani vendosin lule pranë shtatores së ish-presidentit Rugova

Në ditën e parë të punës si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Bashkë me kryetaren e shtetit, Vjosa Osmani, ambasadori amerikan ka vendosur lule pranë shtatores së presidentit historik për të cilin ka thënë se duhet nderuar e përkujtuar.

“Mendoj se ishte e rëndësishme për mua në ditën e parë si ambasador i ri të shpreh këtë mirënjohje, këtë nderim duke e ditur atë çfarë ka përfaqësuar presidenti Rugova, kam pasur nderin që ta njoh presidenti Rugova gjatë procesit të Rambujesë dhe e di se për çka ka luftuar ai dhe mendoj që është e rëndësishme që edhe ta përkujtojmë, edhe ta nderojmë”, ka thënë ambasadori Hovenier.


E presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ish-presidenti Rugova ka ndërtuar miqësi të cilat i kanë rezistuar kohës.

“Si themeltar i shtetit të Kosovës ai diti të ndërtojë jo vetëm hapat drejt shtetit tonë të pavarur dhe sovran por të ndërtojë miqësi të sinqerta, miqësi të forta të cilat i kanë rezistuar kohës dhe do të vazhdojnë të ujiten e lulëzojë edhe më tej nga ana e secilit prej nesh. Në nderim të këtij njeriut të madh të kombit tonë i cili dha shumë për Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe për miqësitë që ne sot i gëzojmë, së bashku me ambasadorin e shteteve të Bashkuara të Amerikës deshëm që sot simbolikë e kësaj miqësie të fortë ta vendosim këtë kurorë këtu së bashku”, ka thënë presidentja Osmani. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori