Ambasada e Gjermanisë në Kosovë para pak ditësh ka njoftuar se ka hapur listën e regjistrimeve për termine për periudhën mars deri në fillim të muajit prill.
Sipas njoftimit të cilën e ka publikuar edhe Telegrafi, në ueb faqen e ambasadës thuhet se kjo listë do të jetë e hapur deri më 15 shkurt 2022 në orën 14:00.
Por pavarësisht këtij lajmërimi të lëshuar dhe lajmit të publikuar, qytetarët po hasin në vështirësi për të hyrë në këtë hapësirë të faqes së Ambasadës dhe për të regjistruar një termin.
Disa qytetarë kanë telefonuar në redaksi të Telegrafit duke treguar se nuk po kanë mundësi që të hyjnë dhe të caktojnë termin, edhe pse në njoftim thuhet se lista për regjistrim të termineve është e hapur.
Për këto shqetësime të qytetarëve Telegrafi ka pyetur në Ambasadën e Gjermanisë dhe të njëjtit kanë deklaruar se terminet mund të rezervohen.
“Të gjitha terminet në dispozicion për aplikime për viza për qëndrime afatshkurtëra (Viza Schengen) janë edhe më tej të dukshme në portalin e rezervimit të termineve dhe mund të rezervohen nga gjithsecili. Për shkak të shifrave në rritje të Covid-it dhe përhapjes së variantit Omicron edhe në Kosovë, përkohësisht është dashur të reduktohet dukshëm numri i termineve në dispozicion për aplikime për viza.”, thuhet në përgjigjen e tyre transmeton Telegrafi.
Më tej në përgjigjen e tyre thuhet se dhënia e termineve me qëllim të nisjes së punësimit, bëhet përmes pjesëmarrjes në procedurën e shortit për termine.
“Për shkak të kërkesës tejet të madhe për termine për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këto termine jepen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit….”
Sipas tyre “Ministria e Jashtme Federale me këtë ndryshim në sistem reagon ndaj ankesave të ndryshme nga vendet e Ballkanit Perëndimor të adresuara vitin e kaluar. Për pjesëmarrje në procedurën e shortit për termine në muajin pasues është i domosdoshëm një regjistrim i ri. Në filllim të çdo muaji do të hapet dhe qëndrojë e hapur për 2 deri në 3 javë një listë e re e regjistrimit për termine për aplikim. Periudha e saktë e hapjes së listës publikohet çdo muaj në uebfaqen e ambasadës. Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për termine për periudhën mars deri fillim të prillit”, thuhet në përgjigjen e tyre”.
Por pavarësisht kësaj, në uebfaqen e ambasadës sot ( kur është bërë raportimi) nuk figuron mundësia për të hyrë dhe për të regjistruar një ternim në ambasadë.
Me të klikuar në linkun ku mund të caktosh termine, automatikisht të del mesazhi “fatkeqësisht, nuk ka termine të disponueshme për momentin. Terminet e reja do të ofrohen për rezervime në intervale të rregullta”.
Ambasada Gjermane në përgjigjen për Telegrafin ka shtuar se sistemi i termineve i ambasadës funksionon pa asnjë pengesë, dhe se bëhet fjalë për një sistem të njësuar për të gjitha ambasadat, i cili nga aspekti teknik administrohet nga Ministria e Jashtme Federale.
“ Ambasada Gjermane në vitet e fundit i ka ngritur dukshëm kapacitetet e përpunimit të aplikacioneve për viza, ashtu që divizioni i vizave tashmë është njëri nga divizionet më të mëdha të vizave gjermane në botë. Mirëpo kërkesa vazhdon t’i tejkalojë kapacitetet dhe kohërat e pritjes fatkeqësisht nuk mund të shmangen”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Kujtojmë se ambasada ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm.
Aktualisht drejt Gjermanisë mund të udhëtojnë vetëm personat, të cilët posedojnë një dëshmi mbi vaksinimin e plotë kundër Covid-19 me një nga vaksinat e lejuara EMA (aktualisht BionTech-Pfizer/Cominarty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria – secila nga dy doza, Johnson&Johnson/Janssen – një dozë) – doza e fundit e vaksinës duhet të jetë marrë në së paku 14 ditë më parë, ose mund të dëshmojnë që për ata vlenë njëra nga përjashtimet e kufizimeve aktuale të udhëtimit. /Telegrafi/
*Sqarim: Këtu mund ti gjeni dy linqet e Ambasadës së Gjermanisë të cilat janë për caktim të terminit për viza. Linku 1 Linku 2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova