LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Spanjës në RMV: Shtatë personat e lënduar nga Koçani të cilët janë për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile

Ambasada e Spanjës në RMV: Shtatë personat e lënduar nga Koçani të cilët janë për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile

Në gjendje të qëndrueshme janë të shtatë të lënduarit nga zjarri në diskotekën në Koçan, të cilët dje janë transportuar për trajtim në Spanjë, thonë nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend.

“Pacientët kanë mbërritur dje, janë kryer kontrollet mjekësore fillestare, janë në gjendje të qëndrueshmedhe tashmë ka filluar procesi i trajtimit dhe shërimit në spitalet e lartpërmendura”, theksojnë nga Ambasada. 

Në të njëjtën kohë, Ambasada ndan informacionin se mbreti i Spanjës, Felipe VI, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentes Gordana Siljnovska-Davkova me rastin e tragjedisë në Koçan.


“Me pikëllim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që ndodhi si pasojë e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, gjatë një koncerti, ku humbën jetën të paktën 59 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Në emrin tim personal, në emër të Qeverisë dhe popullit spanjoll, shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Maqedonisë së Veriut. Së bashku me Mbretëreshën, ne dërgojmë mbështetjen tonë të sinqertë për familjet e të vdekurve dhe urimet më të mira për shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në telegram.

Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend dje njoftoi se shtatë të lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan janë transportuar në Spanjë me aeroplan mjekësor nga Norvegjia.

“Pas tragjedisë në Koçan, një aeroplan mjekësor i siguruar nga Norvegjia fluturoi nga Shkupi për në Madrid, duke transportuar shtatë persona të lënduar të cilët do të marrin kujdes mjekësor në spitalet në La Paz dhe Hetafe. Spanja është gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut dhe solidarizohet me viktimat e zjarrit, bëhet e ditur në llogarinë zyrtare të platformës “X” të Ambasadës Spanjolle në vend.

Spitalet La Paz dhe Hetafe kanë qendra të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare për kujdesin e pacientëve me djegie.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Shqiptari nga Rahoveci vret bashkëshorten në Gjermani dhe telefonon djalin: Ta vrava nënën

Lajme
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve përmendet në Raportin e DASH-it

Siguri
“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?

Lajme
Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Siguri
Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Analistët: I vështirë formimi i një qeverie pa LVV-në, veç nëse do Kurti

Lajme
Kalo në kategori