Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.
Këtë reagim e ka mbështetur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Nga kjo ambasadë e kanë shpërndarë reagimin e Rohde, duke lënë të kuptohet se mbështesin reagimin e tyre.
Ndryshe, ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, duke iu referuar aksionit të policisë së Kosovës në veri, atë e ka krahasuar me “Natën e Kristaltë”, shkruan mediumi në gjuhën serbe kossev.info, përcjell Telegrafi.
Një deklaratë të tillë ai e kishte dhënë para se të takoheshin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç kishte thënë ai, ndërsa presidenti serb është duke shkuar në Rashkë për shkak të ngjarjeve të fundit, të gjithë serbët nga Veriu po shkojnë në Rashkë.
Unë nuk e di sa njerëz do të ketë, nëse është e nevojshme, 10, 15 mijë njerëz do të vijnë, dhe ne nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë më këtë. Dhe kjo është një Natë e Kristaltë për ne, ky është takimi më i rëndësishëm për ne deri më tani”, citohet të ketë thënë Rakiq.
Dhe lidhur me këtë, ambasadori gjerman ka thënë: “Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me ‘natën e kristaltë’ është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.
Kujtojmë se ishte nata e 9 nëntorit të vitit 1938, kur nazistët gjermanë filluan terrorin ndaj hebrenjve në Gjermani dhe Austri.
Atë natë thuhet se u dogjën më shumë se dyqind sinagoga, u përdhosën varrezat e hebrenjve dhe u thyen gjithë dyqanet e tyre.
Nga gjithë xhamat e thyer dhe të rënë nëpër tokë, që dukeshin si kristale në atë natë mizore 9 nëntori njihet në historinë moderne të njerëzimit si Nata e Kristaltë (Kristallnacht). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë