Mes angazhimeve si biznesmen dhe si menaxher futbollistësh, ish-kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala (79 ndeshje me Kombëtaren), udhëton shpesh edhe në Kosovë.
Fundjavën që lamë pas ka qëndruar në Prishtinë dhe me këtë rast gazetarët e SuperSportit në Kosovë përfitoi për të zhvilluar me të një intervistë me 43-vjeçarin, që ka qenë mbështetësi kryesor i Milot Rashicës në karrierën europiane.
Biznesi dhe menaxhimi i futbollistëve: Që nga viti 1991 unë jetoj në Gjermani, ku kam luajtur futboll, kjo është diçka që dihet.
Merrem me manaxhim lojtarësh, por kam edhe një biznes në Shqipëri, një rrjet marketesh të firmës Rossmann. Kemi filluar edhe në Kosovë.
Impenjimi kryesor imi është me menaxhimin e lojtarëve të talentuar nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe nga Gjermania.
Kosova me talente: Ka lojtarë në Kosovë që ne po i mbikëqyrim, akoma nuk mund të zbuloj emra. Dëshira dhe qëllimi është të nxjerrim sa më shumë lojtarë shqiptarë, që të luajnë në Bundesligë. Shpeshherë ndjek në SuperSport ndeshjen e kampionatit të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Marrim informacione për lojtarët që kanë talentin, vullnetin dhe dëshirën për t’u afirmuar.
Shqiptarët, krenarë për Rashicën: Miloti është duke bërë jashtëzakonisht mirë sidomos nga janari. Është në rrugën e duhur dhe për mendimin tim në një përqindje të madhe do të bëhet edhe më i mirë. Ai po kënaq tifozët e Verderit, por edhe shqiptarët që jetojnë në Gjermani, Kosovë apo Shqipëri, që janë krenarë për të.
Interesi i klubeve të mëdha: Futbolli është bërë shumë i shpejtë, Miloti ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Europë.
Ai duhet të përmirësohet në disa aspekte për të arritur nivelin më të lartë.
A mund të ketë lëvizje? Nuk mund ta them 100%, futbolli është i paparashikueshëm, por edhe në Bremen ai ndihet shumë mirë dhe do të ishte mirë që të luante edhe një sezon. Klubet shohin shumë potencial te Miloti dhe shpresojmë që një ditë të arrijë majat.
Kosova, impresionuese: Për kaq pak vite, që nga njohja në UEFA dhe FIFA, Kosova është rritur shumë. Ka elementë shumë të mirë, por natyrisht nuk duhet të presim gjera të mëdha sot për nesër. Deri tani kanë bërë shumë shumë mirë dhe mua më bëhet qejfi që për një kohë të shkurtër ka patur këtë përparim.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/03/Kosova-Danimarka-foto-Ridvan-Slivova-67.jpg)
Diferenca mes Shqipërisë dhe Kosovës: Shqipëria dhe Kosova janë aty-aty në nivel, por Kosova ka shumë talente edhe është në zhvillim e sipër.
Te Shqipëria lojtarët janë në moshë disi më të madhe, kanë më shumë eksperiencë, por Kosova ka shumë talente dhe premisa që të bëjë dhe më mirë në të ardhmen.
Kjo është, le të themi, diferenca mes Shqipërisë dhe Kosovës, megjithëse unë do të doja që të kishim vetëm një kombëtare. /Supersport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-122329-780x439.jpg)
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub
![Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-125432-780x439.jpg)
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës
![Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-103750-780x439.jpg)
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit
![Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-132938-780x439.jpg)
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore
![Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-084620-780x439.jpg)
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt
![Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-082110-780x439.jpg)
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe